Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka vërë në lëvizje edhe NATO-n, e cila ka njoftuar të martën se ka vendosur sistemin raketor të mbrojtjes tokë-ajër “Patriot” në Sllovaki.
Lëvizja e NATO-s vije për ta përforcuar aftësinë mbrojtëse në pjesën lindore të aleancës, me Sllovakinë e cila kufizohet nga Ukraina.
“Këto sisteme mbrojtëse me bazë tokësore do të ndihmojnë në mbrojtjen e kufijve të NATO-s, duke mbrojtur Sllovakinë nga kërcënimet me raketa. Sistemet Patriot do të kontribuojnë në sistemin e Integruar të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore të NATO-s, një rrjet sensorësh, asetesh komandimi dhe kontrolli dhe armësh”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
Sllovakët kanë prirje të jenë dyshues karshi Perëndimit, veçanërisht ndaj NATO-s, së cilës Sllovakia iu bashkua në vitin 2004.
Por një sondazh i fundit tregon se mbi 75 për qind të popullit sllovak e dënojnë veprimin e presidentit rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.
-
NATO: Transferimi i “Patriotëve” në Ukrainë është duke u përgatitur
-
Sllovakia, nikoqire e stërvitjeve të përbashkëta dimërore të NATO-s
-
Sllovakia bie dakord t’ia dërgojë Ukrainës sistemin raketor
-
Gjermania rivendos sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot” në Poloni
-
Rumania miraton projektligjin për t’i dhënë Ukrainës sistemin e mbrojtjes “Patriot”