NATO-ja pritet të vendosë forca dhe pajisje ushtarake në krahun e saj lindor për herë të parë që nga përfundimi i Luftë së Ftohtë, ka njoftuar të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg ka thënë se me vendosjen e mbi 40 mijë trupave në krahun lindor, do të mundësohet një përgjigje më e shpejtë nga aleanca në rast të një kërcënimi, thuhet në faqen zyrtare të NATO-s.
“Do të kemi më shumë prezencë, sidomos në Lindje, më shumë prani të formacioneve luftarake. Do të kemi më shumë pajisje të para-pozicionuara. Unë mendoj se lufta në Ukrainë ka treguar nevojën për furnizime. Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, do të kemi forca të paracaktuara në vende specifike në Lindje, të lidhura me planet tona të mbrojtjes”, ka thënë Stoltenberg në një konferencë para takimit që mbajti të mërkurën me ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.
Ai ka thënë se në këtë drejtim po punohet me Gjermaninë, ndërsa janë duke pritur që aleatët tjerë të bëjnë oferta të ngjashme në mënyrë që të mbrohen territoret e veçanta.
-
NATO do t'i rrisë forcat e gatishmërisë së lartë në 300.000 trupa
-
NATO paralajmëron një ofensivë të re ruse në lindje të Ukrainës
-
NATO-ja pritet të rrisë forcat ushtarake përreth Ukrainës
-
Stoltenberg: NATO-s do t’i duhet t’i shtojë forcat në lindje të Evropës
-
NATO dërgon më shumë trupa në Evropën Lindore