Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NATO-ja kthen në qendër rehabilituese një spital ushtarak në Kabul

Në një spital ushtarak në Kabul të Afganistanit, NATO-ja do ta ndërtojë një qendër të re rehabilituese për trajtimin e pacientëve ushtarakë dhe civilë, ka njoftuar sot aleanca veriatlantike.

Sipas njoftimit, kjo qendër është e planifikuar për trajtimin e 100 pacientëve dhe ofron shërbime të plota të fizioterapisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë ndërtesë do të jetë edhe një pjesë për banim të 20 femrave, që studiojnë në Akademinë e Afganistanit për Shkenca Mjekësore.

Kjo qendër në vlerë prej 54 milionë dollarësh “është edhe një shembull i investimeve dhe përkushtimeve të vendeve të NATO-s dhe partnerëve të saj, për të mundësuar që qeveria e Afganistanit të kryejë shërbime të domosdoshme”, tha Cornelius Zimmermann, përfaqësues i lartë civil i NATO-s në Afganistan.

Sipas kumtesës, Kanadaja është donatori më i madh për këtë projekt dhe ka shprehur përkushtim për të kontribuar me 27 milionë dollarë.

Ndërtimi i këtij kapaciteti mjekësor pritet të përfundoj në fund të vitit 2019.