Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s pritet të nisin sot bisedime dyditore në përgatitje të samitit të aleancës në muajin dhjetor, por programi i tyre ka të ngjarë të përqendrohet në sulmin e Turqisë në Siri.
Dy javë më parë, Turqia, aleate e NATO-s, nisi një sulm ushtarak në verilindje të Sirisë për të luftuar milicinë kurde, që Ankaraja e konsideron si një organizatë terroriste të lidhur me PKK-në.
Sulmi u kritikua ashpër nga shumë aleatë të NATO-s, se mund të dëmtonte qëndrueshmërinë rajonale dhe të rikthente Shtetin Islamik.
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar pritet të përditësojë homologët e tij të NATO-s mbi zhvillimet e bëra, ndërsa ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer pritet të përshkruajë pikat e një propozimi për një zonë sigurie ndërkombëtare të detyruar.
Turqia dhe SHBA-ja, arritën javën e kaluar një marrëveshje armëpushimi për Sirinë. Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Turqia ishte e përgatitur për të bërë armëpushimin të përhershëm.
Rusia dhe Turqia ranë dakord të patrullojnë së bashku në zonën e kontrolluar dikur nga forcat kurde/ATSH-DPA.
-
Liderët e NATO-s mblidhen në Samitin në Ankara
-
Liderët e NATO-s prezantojnë marrëveshje armësh me vlerë dhjetëra miliarda dollarë
-
Samiti i NATO-s në Turqi, cila pritet të jetë dhurata e Trumpit për Erdoganin?
-
Trumpi thotë se do të shkojë në takimin e NATO-s në Ankara vetëm për Erdoganin
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara