Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Na duhet një vend për t’i rrëfyer historitë e drogës”

Kur dy persona, që dikur ishin të varur prej heroinës, vendosën të krijojnë një “podcast” – audioplatformë digjitale – për t’i treguar historitë e tyre të pazakonshme, nuk kishin ide se çfarë suksesi – a tragjedi – i priste.

“Dopey” ishte përshkruar si një podcast që nuk dëshironi t’ua lëshoni në shtëpi prindërve tuaj.

Dhe megjithatë ja ku është nikoqiri i këtyre historive teksa qëndron në banesën e babait në katin 21 në “Chelsea” në qytetin njujorkez. Emisioni i përjavshëm është incizuar disa herë në tavolinën e bukës në kuzhinë prej se nisi të funksiononte më 2016, transmeton Koha Ditore.

Dave – i biri, tani në mes të dyzetave – nuk ka pse të fshehë asgjë. Ai i tregon fije e për pe historitë e tij të së kaluarës gjatë kohës sa ishte i varur nga heroina. Edhe ashtu nuk kishte telashe që t’ia tregonte kujtdo.

Babai i tij, mësimdhënës shkencash me emrin Alan, nuk është adhurues i pazakonshëm i emisioneve të tij. Ai me krenari flet për vlerësimet që shkruhen përditë për të birin. “Duhet t’i lexosh të gjitha”, thekson krenueshëm ai. “Si quhen ato? iPad vlerësime? iPhone vlerësime?”

Dy milionë dëgjues

Edhe Podcastet, kategoria e re e spektakleve të çmimeve prestigjioze Showbiz 6 muaj më parë Podcastet, kategoria e re e spektakleve të çmimeve prestigjioze

Gjatë këtij muaji, “Dopey” ia ka dalë të shkarkohet për të dymiliontën herë. Rreth pesëmbëdhjetë mijë njerëz e lëshojnë podcastin për të dëgjuar episodin e përjavshëm. Audienca në fillim e kishte dëgjuar për shkak të humorit dhe anekdotave, por tashmë janë mësuar me këtë emision dhe po e dëgjojnë rregullisht. Audienca ka kaluar kufijtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dave e nisi punën me mikun e tij të mirë, Chris, me të cilin ishte takuar vite më parë gjatë kohës sa po qëndronin në një sanatorium për trajtim nga varësia e substancave narkotike...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)