Në prillin e vitit 1966, presidenti i parë i Senegalit, poeti Leopold Sedar Sengbor ishte lëshuar shkallëve të Asamblesë Kombëtare në Dakar që ta shpallte vendin e tij kryeqytet të përkohshëm të “Civilizimit me ngjyrë” në ditën kur kishte nisur festivali botëror i arteve të civilizimeve me ngjyrë.
Në javët pasuese, figura të njohura me autoritet të madh, si Nelson Mandela, shkrimtari Wole Soyinka, do të mblidheshin në kryeqytetin e Senegalit, sikur edhe shumë emra të tjerë të njohura të diasporës së madhe afrikane; xhezeri i njohur Duke Ellington, poeti Aime Cesaire, shkrimtari George Lamming dhe shkrimtarët amerikanë Langston Hughes dhe Amiri, do të merrnin rrugë drejt kryeqendrës së shtetit afrikan që kishte rrokur flamurin e mirënjohjes për civilizimeve me ngjyrë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vizioni
Dakari do të mblidhte shumë shpejt disa prej lëvizjeve më të njohura të të drejtave të njerëzve me ngjyrë. Çlirimi afrikan, Renesanca e Harlemit, xhezi dhe lëvizjet e tjera, të cilat i kishte mbështetur fuqishëm edhe presidenti senegalez.
Pavarësisht ndryshimeve të tyre në qasje, krejt ndanin optimizmin se e kaluara afrikane e njerëzve, kudo qofshin, do të përcaktonte të ardhmen e tyre.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)