Teksa lufta në Ukrainë po bëhet gjtihnjë e më e ashpër, miliarderi amerikan, Elon Musk, ka sfiduar presidentin rus, Vladimir Putin, në një luftë "kokë më kokë", duke sugjeruar që fituesi të vendosë për fatin e Ukrainës.
Ai nuk ka treguar se për çfarë sfide bëhet fjalër, por postimi i tij është bërë viral.
Politikanët ukrainas deri më tani e kanë mirëpritur ofertën. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, një ish-boksier, iu përgjigj kësaj oferte në Twitter me disa figura që tregojnë krahët e fortë.
Presidenti rus ende nuk është përgjigjur, raporton BBC.
Musk ka qenë një mbështetës i zëshëm i Ukrainës gjatë gjithë pushtimit.
Në fillim të këtij muaji, një nga kompanitë në pronësi të Muskut me bazë në California, Starlink, furnizoi Ukrainën me mjete që mbrojnë aksesin në internet në vend.
I hereby challenge
— Elon Musk (@elonmusk) March 14, 2022
Владимир Путин
to single combat
Stakes are Україна