Bideni ka nominuar 78 ambasadorë deri më 5 nëntor, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, por vetëm shtatë prej tyre, ose 9 për qind, janë konfirmuar nga Senati. Ish-presidentit Barack Obama dhe Donald Trump kishin 77, përkatësisht 70 për qind të të nominuarve për ambasadorë të konfirmuar në të njëjtën fazë
Joe Bideni do të mbajë të hënën një samit virtual të rëndësisë së madhe me homologun kinez, Xi Jinping, për rikthimin e autoritetit amerikan në skenën botërore. Por përpjekjet e presidentit po dëmtohen prej bllokadës në Uashington, që kërcënon ta dëmtojë diplomacinë amerikane, ka raportuar gazeta britanike “Guardian”.
Bideni ka nominuar 78 ambasadorë deri më 5 nëntor, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, por vetëm shtatë prej tyre, ose 9 për qind, janë konfirmuar nga Senati. Ish-presidentit Barack Obama dhe Donald Trump kishin 77, përkatësisht 70 për qind të të nominuarve për ambasadorë të konfirmuar në të njëjtën fazë.
Inercia ka lënë pa plotësuar postet jetike në kryeqytetet më të rëndësishme të botës. Bideni ende nuk ka nominuar ambasadorë në Mbretërinë e Bashkuar. Gazeta londineze vlerëson se ky boshllëk do të krijojë telashe në diplomacinë amerikane, që konsiderohet se tani i ka duart të lidhura për shkak të mungesës së përfaqësuesve në skenën ndërkombëtare.
“Jemi në muajin e dhjetë të administratës së Bidenit dhe vetëm një hise e lojëtarëve të saj diplomatikë janë emëruar për t’u angazhuar në botë”, ka deklaruar Philip Croëley, ish-ndihmëssekretar i shtetit dhe autor i “Red Line” American Foreign Policy” në a Time of Fractured Politics and Failing States”.
Ai ka thënë për “Guardian“ se presidenti vazhdimisht ka përsëritur se ‘Amerika është kthyer’. Mungesa e ambasadorëve në shumë vende minon mesazhin. Sigurisht, prioritetet më të mëdha në thelb ende po adresohen, por shumë nga nismat e çmueshme po presin ardhjen e ambasadorëve”.
Crowley ka theksuar gjithashtu në disa vende është e vështirë që të krijohet momentumi në raporte me ekipin që operon nëse nuk ka skuadër me kapacitete të plota.
“Guardian” shkruan se kjo mungesë është spikatur më së miri në përplasjen e javëve të fundit lidhur me prishjen e kontratës së Australisë me Francën për nëndetëset, pasi Qeveria australiane vendosi të kontraktonte nëndetëse amerikane dhe britanike me kapacitetet bërthamore. Nuk kishte ambasador amerikan në Paris, me të cilin do të merrej presidenti Emmanuel Macron. Si shumë liderë të tjerë, ai nuk merret me të ngarkuar në detyrë, kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Senati vazhdon të mbetet i ndarë lidhur me emërimin e përfaqësuesve diplomatikë. “Guardian” kujton se si republikanët Ted Cruz nga Teksasi dhe Josh Haëley nga Missouri kanë ngadalësuar procesin duke refuzuar aprovimin unanim nga Senati për të propozuarit. Cruz ka kundërshtuar për shkak të qëndrimit të tij kundërshtues nga tubacionit të gazit rus drejt Gjermanisë dhe dëshiron që administrata e Bidenit të vendosë sanksione për ndaljen e tij. Zyra e tij ka thënë për “Guardian” se Cruz është i përkushtuar që të përdoret çfarëdo leve që do të rezultonte me “sanksione të detyrueshme”.
Hawley nga ana e tij ka kërkuar që sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, dhe ai i Mbrojtjes, Lloyd Austin, të japin dorëheqje për shkak të “tërheqjes së dështuar afgane”.
“Derisa nuk do të ketë llogaridhënie, më e pakta që mund të bëjmë aktualisht është të votojmë për të nominuarit për pozita udhëheqësi në Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Mbrojtjes”.
Dytë kërkojnë më shumë kohë për procesin edhe pse Senati ka një mal me gjëra në listën e punëve për t’i kryer.
Jamie Raskin, kongresist nga Maryland, ka thënë vonesat po ndikojnë në zvarritjen e proceseve të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në skenën ndërkombëtare.
Eric Rubin, ish-kryetar i Shoqatës së Shërbimit të Jashtëm Amerikan, ka thënë se asnjë shtet në historinë diplomatike nuk ka pasur kaq shumë boshllëqe për kohë kaq të gjatë në shërbimin diplomatik.