Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Moti i keq bllokon rreth 1000 persona në një klub nate në Greqi

Mbrëmja e djeshme ka rezultuar e pakëndshme për disa qytetarë, të cilët kishin zgjedhur të shkonin në një klub nate në Drepano Achaia të Greqisë për të dëgjuar një këngëtare ‘live’.

Për shkak të motit të keq dhe stuhive që goditën zonën për rreth 3 orë, bënë që lumi pranë klubit të dilte nga shtrati dhe rreth 1000 vetë që ishin brenda ndërtesës nuk mund të dilnin prej saj për orë të tëra, shkruan “oranews”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Menjëherë në dhënien e ndihmës u vunë shërbimet e zjarrfikëses dhe policia.

Mediat greke raportojnë se makinat që ishin parkuar në parkingun pranë klubit, u zhvendosën në autostradën Korint – Patras.

Gjatë kohës që ishin të izoluar nga uji, rrjetet sociale u ‘pushtuan’ me statuse të personave të bllokuar.