Kina ka bllokuar deklaratën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënon grusht-shtetin në Birmani.
Ushtria mori pushtetin në vendin e Azisë Juglindore të hënën, pasi arrestoi udhëheqësen politike Aung San Suu Kyi dhe qindra ligjvënës të tjerë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Udhëheqësit e puçit ushtarak që atëherë kanë formuar një këshill suprem i cili do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.
Në qytetin më të madh të Birmanisë, Yangon, shenjat e rezistencës dhe mosbindjes civile janë në rritje.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u takua të martën por nuk arriti të bie dakord mbi një deklaratë të përbashkët pasi Kina nuk e mbështeti atë.
Edhe
OKB-ja kërkon të ndalohet shitja e armëve për Birmaninë
Një deklaratë e përbashkët ka nevojë për mbështetjen e Kinës e cila mban të drejtën e vetos si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit (KB).
Përpara bisedimeve, i Dërguari Special i KB për Birmani, Christine Schraner, kishte dënuar me forcë marrjen në dorë të shtetit nga Ushtria, pasi këta të fundit nuk e pranonin rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në nëntor.