Botë

Moska sanksionon 287 deputetë britanikë

Sergei Lavrov

Ministria e Jashtme e Rusisë ka vendosur sanksione ndaj 287 deputetëve të dhomës së ulët të parlamentit të Britanisë, të njohur si House of Commons, raporton “Sky News” bazuar në mediumet ruse.

Personat, që tash thuhet se e kanë të ndaluar të futen në Rusi, thuhet se “kanë pasur rol aktiv në vendosjen e instrumenteve për sanksione anti-ruse në Londër, dhe të kontribuojnë në histerinë rusofobe në Britani”.

Agjencia ruse e lajmeve ka thënë se në bazë të reciprocitetit, pasi Britania sanksionojë 386 deputetë të Dumas së Rusisë, Federata e Rusisë ka vendosur në listën e sanksioneve 287 parlamentarë britanikë.