Shtëpia e Bardhë sot ka konfirmuar se kishte marrë informacione të besueshme, sipas të cilave Moska ka dhënë mbështetjen e saj për grusht shtetit të dështuar në Malin e Zi, tetorin e kaluar.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane i atribuoi Moskës përgjegjësinë për këtë projekt për grusht shteti, programuar të ndodhte ditën e zgjedhjeve legjislative më 16 tetor.
deklaratë ndodhi në të njëjtin moment kur sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson u takua në Moskë kreun e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov për bisedime të rëndësishme mbi konfliktin sirian dhe pikërisht para takimit të njoftuar me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet në muajin tetor në Malin e Zi”, theksoi zyrtari, nën mbulimin e anonimitetit, duke përmendur informacione të besueshme për një mbështetje ruse për një tentativë sulmi kundër qeverisë ditën e zgjedhjeve.
Prokurori special malazez, Milivoje Katniç konfirmoi në shkurt se organet e shtetit rus ishin përfshirë në komplotin e dështuar që kishte si objektiv të pengonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.
-
Presidenti ukrainas thotë se është planifikuar grushtshtet kundër tij
-
Gjykata sot shpall vendimet për të akuzuarit e përpjekjes për puç në Mal të Zi
-
“Më paguan rusët për të rrëzuar qeverinë në Mal të Zi”
-
Dëshmitë e reja për grushtin e shtetit në Malin e Zi
-
Fotot që dëshmojnë lidhjen e Rusisë me planin e grushtit të shtetit në Mal të Zi