Në Rusi, tanke, raketa-hedhës dhe automjete të blinduara gjëmuan në qendër të Moskës mbrëmjen e së mërkurës, pasi ushtria mbajti një tjetër provë për paradën e madhe të Ditës së Fitores, më 9 maj.
Qytetarët rusë u mblodhën për të parë armët që u kalonin përpara, duke bërë foto dhe duke ua bërë me dorë trupave të vendosura në majë të tankeve, raporton BBC-ja.
Parada ushtarake e 9 majit në Sheshin e Kuq është një ngjarje e përvitshme, megjithëse ka shtuar rëndësinë këtë vit pas pushtimit rus të Ukrainës.
Disa analistë sugjerojnë se presidenti Putin dëshiron të shpallë një lloj fitoreje në Ditën e Fitores, megjithëse është e vështirë të shihet se çfarë përparimi të mëtejshëm mund të bëjnë trupat ruse në Ukrainë në periudhën e vetëm disa ditëve.
Ka pasur edhe spekulime se Putini do ta shpallë një lloj mobilizimi – siç është thirrja e rezervistëve – megjithëse një zëdhënës i Kremlinit mohoi se ndonjë plan i tillë është në shqyrtim, duke i quajtur thashethemet “mbeturina”.
-
Putin sulmon NATO-n gjatë paradës së reduktuar të Ditës së Fitores
-
Artileria ruse, e paktë dhe jashtë mode – Çka u pa sot në paradën e ushtrisë
-
Si do të dukej dita e fitores e Putinit
-
Putini beson që lufta në Ukrainë po përfundon
-
Moska mbyll aeroportet dhe ndërpret internetin para paradës së Ditës së Fitores