Rezultatet e hershme tregojnë se kandidati liberal Moon Jae-in do ta zëvendësoj ish-presidentin e rrëzuar Geun-hye, madje mediet e huaja raportojnë se shpallja e fitores së tij është e sigurtë.
Moon ka thënë se do të jetë një president për gjithë njerëzit në vend, pa u dalluar asnjë, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Moon një 64 vjeçar ishte avokat i të drejtave të njerëzve.
“Kjo është një fitore e madhe për një popull të madh të cilët ishin me mua, ne bashkë do ta ndërtojmë një shtet me të drejta të barabarta”, tha Moon.
Moon ishte në avantazh me 39.36% të votave, i ndjekur nga kandidati konservator Hong Jun-pyo në 26.71% dhe centristi Ahn Cheol-soo me 21.8%.
Pjesëmarrja e popullit ishte më e madhja ndonjëherë që nga viti 1997. Kanë votuar më shumë se 33.8 milionë njerëz.
-
Liberali Lee Jae-myung pritet t’i fitojë zgjedhjet presidenciale në Kore të Jugut, thonë sondazhet
-
Opozita fiton zgjedhjet në Kore të Jugut
-
Koreja e Jugut zgjedh presidentin, favorit kandidati me prirje majtiste
-
Lee Jae-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Kore të Jugut
-
Parlamenti i Koresë së Jugut rrëzon edhe presidentin në detyrë