Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Momenti kur helikopteri rus digjet bashkë me pilotin [VIDEO]

Trupat ushtarake ukrainase e kanë rrëzuar edhe një helikopter luftarak rus në Lysychanks. Në pamjet e publikuara nga blogu ukrainas “UkrArmyBlog”, shihet helikopteri i tipi Mi-8 që goditet nga distanca.

Ky helikopter është prodhim sovjetik i vitit 1960. Tetë vjet më vonë ishte inkuadruar në Forcën Ajrore të Bashkimit Sovjetik.

Ekspertët britanikë kanë bërë me dije se Rusia qëkur nisi agresionin mbi Ukrainën (24 shkurt), ka përdorur armatim të vjetruar. Është theksuar se edhe të mobilizuarit rus, pas vendimit të presidentit Vladimir Putin, nuk janë armatosur si duhet.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka deklaruar se deri më tani mbi 7.200 ushtarë rusë janë vrarë e qindra artileri janë shkatërruar.

Artikuj të ngjashëm