Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Helikopterët shumë pranë kokave të ushtarëve, nisen drejt caqeve ruse [VIDEO]

Blogu i ushtrisë ukrainase, “Operativno_ZSU”, ka publikuar pamje të hënën të disa helikopterëve që u lëshuan drejt caqeve ruse.

Aty pranë shihen edhe ushtarë vendas që po i përshëndesnin, derisa janë të pajisur me armatim të rëndë. Nuk është bërë i ditur lokacioni i filmuar.

Luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdojnë, ndërsa armëpushimi i njëanshëm rus përfundoi të dielën.

Autoritetet ruse deklaruan se të paktën 600 ukrainas i kanë vrarë gjatë ditëve të fundit, ndonëse kjo nuk është konfirmuar.