Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Moment historik për Ukrainën, lanson raketën e rimodeluar drejt rusëve

Moment historik po e konsideron Ukraina lëshimin e një rakete luftarake në drejtim të caqeve ruse. Raketa e sistemit UAV u lansua të dielën, njoftoi “ENDEFENCE”, ndërsa u publikuan edhe pamjet e lansimit.

Kjo raketë pa pilot është punuar nga ekipet ukrainase për t'u bërë e gatshme ndaj ushtarëve rusë.

Raketa, që shkatërron në masë dhe shërben si dronë për shpërndarjen e eksplozivit, u rimodelua disa herë nga Ukraina, me qëllim që të bëhet sa më e dëmshme për armiku.

Blogu ukrainas “Operativno_ZSU” i publikoi pamjet e lansimit të raketës, pa treguar lokacionin për shkak të sigurisë.