Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Moment historik – gratë hindu hyjnë në tempullin e ndaluar

Foto: Getty Images

Ky mur njerëzor u krijua nga të paktën tre milionë gra, në shtetin indian të Keralas të cilat po protestonin kundër ndalimit të hyrjes për gra në një tempull hindu “Sabarimala” pavarësisht vendimit të gjykatës supreme që ka hequr ndalimin ndaj grave.

Më në fund, dy gra hinduse bënë histori duke hyrë në tempullin në fjalë pas protestave disa mujore.

“Ky tempull ka qenë i ndaluar për gratë e moshës së menstruacioneve për shekuj, por Gjykata Supreme e anuloi këtë ndalim shtatorin e kaluar”, shkruan BBC në faqen e saj në internet, duke sqaruar se kjo moshë i referohet grave nga mosha 10 deri në 50 vjeçe, shkruan koha.net.

Megjithatë, pavarësisht vendimit, besimtarët fundamentalistë vazhdojnë t’i sulmojnë gratë që përpiqen të hyjnë.

Ky mur me gra, me iniciativë të qeverisë së koalicionit të majtë, u shtri në të gjitha rrugët kryesore të Keralas, nga pika më veriore deri në atë jugor.

Hyrja e grave në tempull nxiti protesta të reja kundër tyre dhe policia përdori gaz lotsjellës në disa lokacione në Kerala.

Bindu Ammini, 40 vjeçe, dhe Kanaka Durga, 39 vjeçe, adhuruese të hyjnisë së tempullit, Zotit Lord Ayyappa, hynë në tempull në agim.

Edhe 2-vjeçarja bëhet perëndeshë në Nepal Kuriozitet 2-vjeçarja bëhet perëndeshë në Nepal

“Erdhëm herët në mëngjes dhe bëmë darshanin [pamë idhullin] për disa minuta”, tha Ammini për BBC.

Kryeministri i Keralas, Pinarayi Vijayan, qeveria e së cilit mbështet vendimin e Gjykatës Supreme, u tha gazetarëve se hyrja e grave në tempull ishte moment historik.

Më 1 janar, qeveria e koalicionit e krahut të majtë organizoi “murin e grave”.