Ministri i Jashtëm i Moldavisë ka thënë se shteti i vogël i Evropës Lindore është në gatishmëri ndaj çdo shenje që mund të jepet që tregon se konflikti në Ukrainën fqinje mund të kalojë përtej kufirit, raportoi AP të premten.
Ministri Nicu Popescu tha se "situata është e brishtë, por gjithsesi relativisht është e qetë. Sot nuk përballemi me një krizë akute ushtarake”.
Në të njëjtën kohë qeveria është përgatitur për "spektrin e plotë të opsioneve", tha ai.
"Ministria jonë e brendshme, ministria e Mbrojtjes, shërbimet e inteligjencës janë në gatishmëri të lartë", tha Popescu, duke përmendur praninë e trupave ruse në rajonin separatist moldav të Transnistrisë.
Popescu tha se qeveria moldave ishte në kontakt të rregullt me autoritetet de facto në Transnistria "sepse ne të gjithë kemi një angazhim, një detyrim dhe një detyrë për të ruajtur paqen në të gjithë Moldavinë, që përfshin edhe rajonin e Transnistrias".
-
Lituania thotë se Rusia po planifikon sulme në infrastrukturë
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Rusia thotë se është e hapur për dialog me Evropën, por refuzon ultimatumet
-
Bullgaria s’do të dërgojë më armë në Ukrainë
-
Gjermania thotë se po hapet një dritare për dialog mes Evropës dhe Rusisë për Ukrainën