Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Moldavia mirëpret refugjatë ukrainas, afër 2000 kanë kaluar deri tash

Moldavia njoftoi se ka mbyllur hapësirën e saj ajrore, për shkak të luftës në Ukrainën fqinje.

Paraprakisht, presidentja Maia Sandu tha se Kishinjevi do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme dhe se është i gatshëm të pranojë dhjetëra mijëra njerëz nga Ukraina.

"Ne do t'i ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tonë", tha Sandu.

Ministrja e Brendshme e Moldavisë, Ana Revenco, tha se deri më tani afro 2,000 qytetarë ukrainas kanë kaluar në Moldavi./ rel