Moldavia ka mbyllur hapësirën ajrore për arsye të pazbuluara sigurie të martën, përpara se ta rihapte orë më vonë. Lëvizja vjen një ditë pasi vendi i vogël i Evropës Lindore akuzoi Rusinë për puç për ta rrëzuar qeverinë, shkruan Reuters.
Rusia mohoi akuzat e presidentes Maia Sandu, e cila ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për synimet e Rusisë ndaj ish-republikës sovjetike që kur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt 2022.
Autoriteti i aviacionit civil të Moldavisë ka thënë se pilotët u këshilluan mëngjesin e sotëm duke i informuar ata për mbylljen e hapësirës ajrore të vendit “për të garantuar sigurinë e fluturimeve të avionëve civilë”.
Hapësira ajrore u rihap pas afro tre orësh. Autoriteti i aviacionit civil ka premtuar se do të jepte detaje më vonë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë javën e kaluar se vendi i tij kishte zbuluar një plan të inteligjencës ruse “për shkatërrimin e Moldavisë”. Ditë më vonë, qeveria e Moldavisë dha dorëheqje.
Edhe
Moldavia ankohet se Rusia ia “shkeli” hapësirën ajrore
Moldavia ka thënë më 10 shkurt se një raketë ruse kishte shkelur hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi në infrastrukturën ukrainase.
Moldavia sot ndaloi 12 shtetas serbë, me dyshimin se kanë planifikuar të kryenin puç nëpërmjet protestave të organizuara nga opozita.