Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mjeku francez që e strehoi vajzën hebraike

Me borën e parë në dhjetorin e 1943-s, Huguette Muller dhe motra e saj Marion do të largoheshin heshturazi prej qytetit francez, Lyonit, për të marrë rrugën drejt Alpeve, tek një prej pikave më të njohura të skijimit në Evropë.

Lyoni nuk ishte më i sigurt teksa Klaus Barbie – lideri i SS-ve që u bë i njohur si Kasapi i Lyonit – e kishte përshkallëzuar kërkimin e hebrenjve. Dy vajzat e lidhnin mbijetesën e tyre me fshatin Val d’Isere, vetëm disa kilometra larg kufirit Italian, shkruan BBC.

Huguette tashmë ishte dashur të ikë nga Nice, që kishte qenë vendstrehim i sigurt për hebrenjtë gjatë kohës sa ishte nën kontrollin italian. Por, shtatorin e 1943-s, kur Italia u tërhoq prej luftës, nazistët e vërshuan rivierën franceze, duke ndërmarrë mijëra arrestime, transmeton Koha Ditore.

Një prej viktimave ishte nëna e Huguettes dhe Marionit, Edith, e arrestuar teksa tentoi të siguronte dokumente të rrejshme për veten dhe Huguetten. Ajo u dëbua kah fundi i tetorit dhe u vra në Auschwitz – një fakt të cilin motrat do ta mësonin vetëm pas luftës.

Duke qenë vetëm 15-vjeçare, Huguette kishte mbërritur në Lyon, për të jetuar me Marionin 23-vjeçare. Dhe tani, të dyja sërish në lëvizje.

Edhe Zvicra më në fund pajtohet t’i hapë dosjet sekrete për mjekun famëkeq nazist që përzgjidhte viktimat e Auschwitzit Botë Zvicra më në fund pajtohet t’i hapë dosjet sekrete për mjekun famëkeq nazist që përzgjidhte viktimat e Auschwitzit

Megjithatë, dimrin e 1943-s edhe malet ishin vend i rrezikshëm për t’u fshehur. Ushtarët gjermanë, rishtazi të zhvendosur prej frontit rus, ishin vendosur në hotelin “Des Glaciers” të Val d’Iseres. Ata kishin plaçkitur hotele dhe restorante, duke bërë shkrumb e hi shtëpitë e atyre që ishin thirrur për të punuar në ndonjë fabrikë gjermane, por nuk e kishin bërë një gjë të tillë. Banorët lokalë vazhdojnë që okupimin ta quajnë “la terreur”.

SS-ja në të njëjtën kohë ishte në kërkim të të huajve të dyshimtë. E për këtë arsye mbetet enigmë për Huguetten, tani 92-vjeçare, se përse motrat shkuan në Val d’Isere. Njëra prej mundësive është që Marion ishte këshilluar të shkonte atje nga bashkëshorti i saj i ardhshëm, Pierre Haymann, pjesëtar i rezistencës franceze. Por, ato e gjetën veten në rrezik të madh kur, jo shumë kohë para Krishtlindjes, Huguette rrëshqiti dhe e theu këmbën.

Strehimi te mjeku

Mjeku i fshatit tha se thyerja ishte aq e rëndë, saqë tinejxherja duhej të zhvendosej në spitalin në Bourg St. Maurice, poshtë në luginë. E frikësuar se asaj do t’i bëheshin pyetje dhe do të demaskohej, Marionin e kaploi paniku dhe e goditi atë në fytyrë.

Edhe E mbijetuara e Holokaustit, e cila u braktis si foshnjë, e gjen familjen në moshën 80-vjeçare Botë E mbijetuara e Holokaustit, e cila u braktis si foshnjë, e gjen familjen në moshën 80-vjeçare

Në një mëngjes të mjegullt në San Francisco, Huguette merr frymë thellë dhe vazhdon ta tregojë rrëfimin se si i mbijetoi Holokaustit, me ndihmën e mjekut.

“Më duket se qëndrova atje për gjashtë muaj, nuk më kujtohet edhe aq mirë – gjithçka që dija ishte se isha e sigurt”, tregon ajo....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)