Një grua ka përzier tabletat Viagra me kafe në një përpjekje për të helmuar kolegët e saj të punës, është thënë në një gjykatë në Angli.
Karen Beale, 62 vjeçe, ishte e punësuar si pastruese në Envirograf, një fabrikë që prodhon produkte të mbrojtjes nga zjarri në Dover, kur ajo u filmua duke përzier përbërjet.
Kamera u vendos pas ankesave për kafen që ajo po bënte. Këto përfshinin një shije të çuditshme e njolla blu dhe të bardha.
Pasi policia u alarmua, oficerët gjetën dy kavanoza kafeje që përmbanin sildenafil – që shitet me emrin e markës Viagra, raportoi Guardian.
“Jo ajo që do të prisnit të ishte në kafe”, i ka thënë gjykatës prokurori Matthew Hodgetts.
Beale i ka mohuar akuzat duke thënë se ajo po kontrollonte kafenë, por jo se po hidhte diçka në të.