“Miqësia gjermano-franceze mund të jetë një frymëzim për marrëdhëniet e shteteve dhe mbi të gjitha të njerëzve në Ballkanin Perëndimor”.
Kështu u shpreh ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz gjatë një aktiviteti të zhvilluar me rastin e 55-vjetorit të Traktatit të Elysee-së midis Gjermanisë dhe Francës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë sallën e kinema Millennium, me rastin e 55- vjetorit të Traktatit të Elysee-së midis Gjermanisë dhe Francës u shfaq filmi Frantz nga Francois Ozon.
Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz dhe ajo e Francës, Christina Vasak, diskutuan më pas me publikun, kryesisht të rinj, rreth marrëdhënieve gjermano-franceze dhe rëndësisë së tyre për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor.
“Jam e bindur se pajtimi dhe miqësia gjermano-franceze mund të jetë gjithashtu një frymëzim për marrëdhëniet e shteteve dhe mbi të gjitha të njerëzve në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ambasadorja Schütz.