Televizioni shtetëror rus ka shfaqur fotografi që tregojnë presidentin Vladimir Putin duke mbajtur takim me Këshillin e Sigurimit rus, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, shkruan BBC.
Shoigu nuk ishte parë në publik që nga 11 marsi, dhe u raportua se ministri ishte i sëmurë ose i arrestuar.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskova, kishte thënë më herët se Shoigu ka një operacion ushtarak për të udhëhequr dhe nuk kishte kohë për aktivitete mediatike.