Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri i Jashtëm rus shkon në botën arabe për mbështetje

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do t'i adresohet Ligës Arabe teksa është në Egjipt. Liga Arabe ka selinë e saj në kryeqytetin egjiptian Cairo, shkruan BBC të dielën.

Ai dëshiron të sigurojë mbështetje për Moskën mes luftës në Ukrainë.

Lavrov zhvilloi bisedime në Cairo me homologun e tij egjiptian, Sameh Shoukry.

Egjipti ka lidhje të rëndësishme me Rusinë, e cila furnizon grurë, armë dhe - deri në fillimin e pushtimit të Ukrainës - një numër të madh turistësh.

Kjo është faza e parë e Lavrovit në një numër vizitash të shkurtra në Afrikë, si në Etiopi, Ugandë dhe Kongo-Brazzaville.

Në një artikull të botuar nga gazetat lokale në prag të vizitës së tij, Lavrovi tha se vendi i tij gjithmonë "ka mbështetur afrikanët në luftën e tyre për liri nga kolonitë".

Edhe BBC: Rusia shpreson në ndihmën afrikane ndaj Ukrainës Botë BBC: Rusia shpreson në ndihmën afrikane ndaj Ukrainës

Ai shtoi se Rusia vlerëson pozitën e ekuilibruar të afrikanëve për çështjen e Ukrainës.

Shumë vende afrikane janë prekur nga mungesa e grurit të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Ukraina dhe Rusia zakonisht furnizojnë më shumë se 40% të grurit të Afrikës, thotë Banka Afrikane për Zhvillim.