Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, ka takuar liderin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Doha të Katarit të shtunën, sipas agjencisë së lajmeve të Iranit, IRNA.
Është takimi i parë zyrtar i zyrtarëve iranianë me Haniyehun, që nga sulmi i grupit militant palestinez mbi Izraelin të shtunën e kaluar dhe nisjen e luftimeve.
S’ka detaje se çfarë është diskutuar mes palëve. Në disa raste Irani është akuzuar si shteti që qëndron prapa Hamasit.
Të shtunën, lufta është përshkallëzuar me kërcënimin e Izraelit për ndërhyrje tokësore, ajrore e detare në Gaza. Tashmë ka përfunduar edhe urdhri izraelit për evakuim nga Gaza të mbi 1 milion palestinezëve.
NEW: Iranian FM Amirabdollahian met Hamas leader Haniyeh in Doha, Qatar tonight
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) October 14, 2023
pic.twitter.com/cAdjsvLpCu
-
Khamenei takohet me liderët e Hamasit në Teheran
-
Irani zotohet “ta ndëshkojë” Izraelin në kohën e duhur
-
Izraeli do të dërgojë një delegacion në Katar, për të negociuar armëpushimin me Hamasin
-
Egjipti mirëpret Hamasin për përpjekjen e re të armëpushimit në Gaza
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza pritet të rifillojnë ditëve në vijim