Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri i Jashtëm i Iranit jep dorëheqje shkaku i Assadit

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, nuk ishte informuar për vizitën e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assadit në Teheran gjatë javës së kaluar, derisa ka bërë të ditur se vizita ishte shkak i dorëheqjes së tij nga posti i ministrit.

Agjencia e lajmeve ISNA nga Irani, ka cituar zëdhënësin e ministrit Bahram Qassem, lidhur me dorëheqjen e tij, të cilën e ka refuzuar presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ministri i Jashtëm nuk kishte informata të çfarëdo niveli në lidhje me këtë vizitë. Mungesa e informatave ishte përcjellë deri në fund të kësaj vizite”, ka thënë Qassemi.

“Një prej arsyeve të dorëheqjes të Zarifit ishte mungesa e koordinimit ndërmjet ministrave të Jashtëm. Siç është njoftuar më parë, dorëheqja e ministrit nuk ishte çështje private dhe individuale, por qëllimi i saj është pozitiv”, ka thënë ai.