Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri i Jashtëm i Britanisë përplas me dhunë një protestuese

Ministri i Jashtëm i Britanisë, Mark Field po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen pas videos skandalit, që u publikua në media.

Ai shfaqet duke përplasur me dhunë një protestuese. Aktivistja e ‘Green peace’ ka hyrë gjatë një mbledhje në Londër dhe ka qenë pikërisht ky momenti kur Field është çuar nga vendi i tij dhe ka përplasur aktivisten në mur, transmeton Shqiptarja raportimet.

Ai e ka justifikuar veprimin e tij si akt në mbrojtje të të pranishmëve, pasi dyshoi se mos ajo ishte e armatosur dhe se ajo paraqiste shkelje të lartë të sigurisë. Pas publikimit të videos rrjeti ka shpërthyer kundër tij dhe kundërshtarët politikë kanë kërkuar dorëheqjen nga posti që mban.