Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Keir Starmer nuk tërhiqet pavarësisht presionit për dorëheqje

Keir Starmer

Foto: Associated Press

Kryeministri britanik, Keir Starmer, u tha të martën anëtarëve  të kabinetit të tij se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje, ndërsa thirrjet brenda Partisë Laburiste për largimin e tij janë shtuar.

Starmer po përpiqet të sigurojë mbështetje brenda kabinetit pas disa ditësh tensioni, pas humbjeve të mëdha të Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale javën e kaluar, të cilat, nëse përsëriten në zgjedhje kombëtare, do ta largonin partinë nga pushteti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Takimi i zhvilluar pasi më shumë se 70 deputetë laburistë, që përfaqësojnë gati një të pestën e grupit parlamentar të partisë në Dhomën e ulët të Parlamentit, kanë kërkuar që Starmeri të largohet ose të paktën të caktojë një afat kohor për tërheqjen e tij. Kjo shihet vetëm si tregues i pakënaqësisë brenda radhëve laburistë, pasi ende askush nuk e ka shpallur kandidaturën për udhëheqjen e partisë për ta sfiduar drejtpërdrejt Starmerin.

Të martën, ministrja Miatta Fahnbulleh dha dorëheqje, duke i bërë thirrje Starmerit “të bëjë gjënë e duhur për vendin” dhe të caktojë një afat për largimin e tij.

Fahnbulleh, e cila ishte ministre për strehimin, komunitetet dhe qeverisjen lokale dhe konsiderohet pjesë e krahut të majtë të partisë, tha se ishte krenare për shërbimin e saj, por se qeveria nuk kishte vepruar me vizionin, ritmin dhe mandatin për ndryshim që i ishte dhënë nga votuesit.

“As nuk kemi qeverisur si një Parti Laburiste e qartë për vlerat tona dhe e fortë në bindjet tona,” tha ajo.

Pavarësisht fitores bindëse në zgjedhjet e korrikut 2024, popullariteti i Laburistëve ka rënë dhe Starmer po merr pjesën më të madhe të fajit.

Arsyet janë të ndryshme, përfshirë disa gabime në politika, mungesën e perceptuar të vizionit, ekonominë e dobët britanike dhe pikëpyetjet mbi gjykimin e tij — veçanërisht emërimin e Peter Mandelson si ambasador britanik në Uashington, pavarësisht lidhjeve të tij me shkelësin e dënuar seksual Jeffrey Epstein.

Megjithatë, Starmer e përsëriti vendosmërinë e tij për të qëndruar në detyrë.

Jep dorëheqjen edhe ministri i katërt në kabinetin e Starmerit

1 muaj më parë / 12 maj 2026 18:30
Keir Starmer

Edhe një ministër i Partisë Laburiste, Zubir Ahmed, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e udhëhequr nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, duke përmendur si arsye “mugesën e lidershipit të bazuar në vlera”. Ahmed është ministri i katërt që jep dorëheqje nga kabineti i Starmerit pas rezultateve katastrofale të laburistëve në zgjedhjet lokale.

Ahmed, ministër për Inovacion dhe Siguri Shëndetësore, ka thënë se krenohet me punën e tij në përmirësimin e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) pavarësisht dorëheqjes.

“Por, ndërsa ngre shikimin tim mbi punën e përditshme të jetës ministrore, është e qartë se pavarësisht madhësisë së arritjeve dhe progresit individual, ato tani po minohen dhe minohen nga mungesa e lidershipit të bazuar në vlera”, shkroi Ahmed në "X" të martën. “Është e qartë nga ditët e fundit se publiku në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar tani ka humbur në mënyrë të pakthyeshme besimin te ju si kryeministër”.

Ai është ministri i katërt që i bën thirrje që Starmerit të largohet, dhe një nga më shumë se 80 deputetë të tjerë thuhet se bën thirrje për të hapur garë për lidershipin e Partisë Laburiste.

Ndërsa BBC-ja ka raportuar se mbi 100 deputetë laburistë kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët në mbështetje të kryeministrit britanik.

Një tjetër ministre dorëhiqet nga qeveria e Starmerit

1 muaj më parë / 12 maj 2026 14:22
Keir Starmer

Photo: Associated Press

Ministrja e Mbrojtjes, Jess Phillips ka dhënë të martën dorëheqjen nga qeveria e kryeministrit Keir Starmer, duke thënë se “veprat, jo fjalët, kanë rëndësi”. 

Phillips është bërë ministrja e dytë e kabinetit të Starmerit që jep dorëheqje. 

Më parë të martën këtë e ka bërë ministrja, Miatta Fahnbulleh.

Kryeministrit Starmer i është shtuar presioni për dorëheqje, pas humbjeve të mëdha të Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale të javës së kaluar.

Megjithatë, Starmeri aktualisht po refuzon ta bëjë këtë.