Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri i Jashtëm francez viziton gjirin persik

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, arriti në qytetin arab Jeddah , pas një vizite në Katar, për të ndihmuar në ndërmjetësimin e mosmarrëveshjeve diplomatike dhe embargos tregtare mes Katarit dhe vendeve tjera të Gjirit Persik.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, kryediplomati francez bëri thirrje për unitet brenda Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, raporton KTV.

Ministri i Jashtëm saudit tha se të gjitha vendet, përfshirë Katarin, duhet të luftojnë kundër terrorizmit, në vend që të pranojnë terroristët të ndërhyjnë në punët e brendshme.

Deri më tani, kryediplomati gjerman dhe sekretari amerikan i Shtetit kanë vizituar Lindjen e Mesme, por askush prej tyre nuk arriti t’i bindë vendet arabe t’i lënë prapa mospajtimet.