Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri i Brendshëm izraelit dyshohet për mashtrim fiskal

Ministri i Brendshëm izraelit, Aryeh Deri dhe bashkëshortja e tij, të dyshuar për mashtrim fiskal, u morën në pyetje nga policia në kuadër të një hetimi të gjerë antikorrupsion, theksojnë mediat e këtij vendi.

Aryeh Deri është shef i Shass, një formacion ultraortodoks që ka shtatë deputetë nga 120 dhe është pjesë e maxhorancës së qeverisë së djathtë të Benjamin Netanyahut.

Policia ka konfirmuar se një hetim që përfshin një zyrtar dhe bashkëshorten e tij kishte nisur dhe se 14 të dyshuar të tjerë ishin ndaluar, pa dhënë shumë detaje.

Aryeh Deri, 58 vjeç, ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm nga viti 1988 deri 1993.

Ai u dënua në vitin 2000 me tre vjet burg për marrjen e një ryshfeti prej 155 000 dollarësh dhe për mashtrim dhe abuzim të besimit.

Radioja publike theksoi se Aryeh Deri ishte marrë në pyetje me bashkëshorten nga njësia e policisë e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit.