Ministri i Brendshëm i Indisë, është shtruar në spital pasi është infektuar me koronavirusin e ri, njoftojnë mediumet e huaja.
Amit Shah, që është bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit Narendra Modi, drejton ministrinë që është në front të menaxhimit të pandemisë.
India është vendi i tretë më i prekur nga COVID-19, pas SHBA-së e Brazilit. Ka mbi 1.7 milionë të infektuar dhe mbi 36.500 të vdekur.
“Kërkoj nga të gjithë ju që keni qenë në kontakt me mua në ditët e fundit të izoloheni dhe të testoheni”, ka shkruar Shah në Twitter.
Shah 55-vjeçar, ka thënë se është testuar pasi ka zhvilluar simptome të COVID-19.
“Jam mirë me shëndet, por jam shtrirë në spital me këshilla të mjekëve”, ka shkruar ai.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme nuk ka qenë në gjendje të informojë se kur është takuar Shah së fundi me kryeministrin Modi.
-
12 ministra indianë japin dorëheqje
-
India e kalon shifrën e 300 mijë të vdekurve nga COVID-19
-
Fauci: Vetëm mbyllja totale e frenon përhapjen e COVID-19 në Indi
-
Rekord i ri në Indi, mbi 4,000 të vdekur brenda një dite nga COVID-19
-
Opozita kërkon izolim mbarëkombëtar, pas rëndimit të pandemisë në Indi