Ministri i Jashtëm Gjerman Heiko Maas shpreh hapur mbështetjen për çelje të kushtëzuar të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Duke folur për “Atlantic Council”, Maas thotë se Shqipëria ka bërë përparim të dukshme “duke kryer reforma ambicioze në gjyqësor”, transmeton tch.
“Natyrisht, hyrja në BE kushtëzohet nga vendet që përmbushin kriteret e plotësuara qartë. Kjo nuk është vënë kurrë në dyshim. Fokusi është tek demokracia liberale dhe në një shtet funksional të bazuar në sundimin e ligjit. Disa vende kanë bërë përparim të mirë në këto fusha. Për shembull ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut në të ardhmen. Shqipëria gjithashtu ka bërë progres me reformat ambicioze në gjyqësor. Kjo është arsyeja pse unë shprehimisht mbështes hapjen e kushtëzuar të negociatave me këto dy vende. Nëse ne nuk shohim perspektivën e tyre të pranimit, të gjitha reformat e tyre do të bëhen asgjë”, është shprehur Maas.
Por ai jep dhe alarmin për BE-në, ku shprehet se nëse nuk ka përparim në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasojat do të jenë fatale.
“Krijimi i qëndrueshmërisë tek fqinjët tanë duhet të jetë prioritet i politikës së jashtme evropiane. Kjo është veçanërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse BE nuk arrin të bëjë përparim në procesin e anëtarësimit të këtyre vendeve, dhe ne po diskutojmë ende për këtë çështje, pasojat do të jenë fatale. Për një kohë të gjatë tashmë, fuqitë e tjera, Rusia, Kina dhe vendet e Lindjes së Mesme, që janë me ide krejtësisht të ndryshme të rendit dhe stabilitetit se ato tonat në Europë, kanë kërkuar të mbushin këtë boshllëk”, ka vijuar Maas.
-
Gjermania thotë se BE-ja “duhet të hapë derën” për vendet e Ballkanit
-
Maas: Gjermania mbetet kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi, mbështet rifillimin e dialogut
-
Mass: Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë bërë përparim real drejt BE-së
-
Gjermania thotë se Rusia, Kina e vendet e Lindjes kërkojnë ta mbushin boshllëkun në Ballkan
-
Scholz: Gjermania angazhohet për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë