Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri belg kërkon hetime për dhunën në rrugët e Brukselit në prag të Vitit të Ri

Foto: Reuters

Dhuna në rrugë, grabitja e dyqaneve, si dhe sulmet që ndodhën në prag të Vitit të Ri në rrugët e Brukselit, janë të papranueshme, tha sot ministri i Brendshëm belg, Pieter De Crem.

Ai në një deklaratë për Televizionin VTM, tha se ai do të kërkojë kryerjen e një hetimi gjithëpërfshirës, ku do të përcaktohet se “ku ishin të metat dhe se çfarë shkoi keq”.

Po ashtu ai deklaroi se nuk guxon të ketë "zona të ndaluara" në rrugët e Belgjikës.