Në fushën pranë Makarivit, afër Kievit, çminuesit po kontrollojnë me kujdes barin për të gjetur shenja municionesh dhe minash të groposura.
Shumë prej tyre janë zhvendosur nga vijat e frontit në Donbas, që cilësohet si shumë i rrezikshëm tani, për të ndihmuar me operacionin e pastrimit në Makariv.
Organizatat bamirëse për minat tokësore kanë bërë të ditur se Ukraina tash është vendi më vdekjeprurës në botë për civilët. Raketat e shumta, minat tokësore e shumë municione të tjera në të gjithë vendin përbëjnë një kërcënim të vazhdueshëm.
Shumë nga predhat nuk shpërthejnë e mbesin të groposura në tokë. Pastrimi i kësaj zone mund të zgjasë deri në dy vjet në të gjithë Ukrainën, ndërkaq vlerësohet se heqja e të gjitha minave të vendosura gjatë konfliktit mund të vazhdojë me dekada.
-
Qershori – muaji më vdekjeprurës nga sulmet ruse në Ukrainë që nga 2022-ta
-
Si po godasin dronët ukrainas linjat jetike të furnizimit rus
-
Pas katër vjetësh luftë, Ukraina gjen përgjigjen ndaj një prej armëve më shkatërruese ruse
-
Ukraina rikthen sulmet ndaj objekteve të naftës të Rusisë
-
Shtrenjtimi i naftës “zbut” sulmet e thella të Ukrainës në Rusi