Forcat izraelite kanë nisur të hënën një aksion të madh për kapjen e gjashtë të burgosurve palestinezë, të cilët gjatë natës ia dolën të arratiseshin nga një burg i sigurisë së lartë në Bregun Perëndimor.
Zyrtarët kanë thënë se kanë ngritur postblloqe dhe se po kryhen patrulla në krejt rrethinën. Rrallëherë, palestinezët e burgosur ia dalin të arratisen nga burgjet izraelite.
Mediat në Izrael raportojnë se të burgosurit u arratisën nëpërmjet një tunel në burgun Giboa, që mendohej si një prej më të sigurtëve në Izrael. Mbështetësit e grupit “Xhihadi Islamik Palestinez” kanë shpërndarë ëmbëlsira në qytetin e Gazës pas marrjes së lajmit për ikjen e të burgosurve.
Mediat kanë raportuar se Izraeli ka zhvendosur 400 të burgosur nga qendra për shkak të frikës se mund të ketë edhe arratisje të tjera. \ AP
-
Kapen edhe dy palestinezët e fundit që u arratisën nga burgu izraelit
-
Izraeli arreston katër palestinezët e arratisur nga burgu
-
Forcat izraelite arrestojnë disa familjarë të palestinezëve të arratisur nga burgu
-
Palestinezët gërmojnë tunelë dhe ikin nga burgu i sigurisë së lartë në Izrael
-
Izraeli liron të burgosurit palestinezë