Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli arreston katër palestinezët e arratisur nga burgu

Katër të burgosur palestinezë, të cilët ishin kapur pas arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë, janë nxjerrë në fundjavë para një gjykate në qytetin izraelit Nazaret.

Prokurorët kanë thënë se do t’i akuzojnë për terrorizëm për shkak të arratisjes nga burgu. Në përgjithësi, gjashtë palestinezët ia kishin dalë të arratiseshin nëpërmjet tunelit nga burgu i Gilboas në fillim të javës së kaluar, duke shtyrë Izraelin të niste një aksion të madh për kapjen e tyre.

Dy prej burrave, përfshirë Zakaria Zubeidin, janë gjetur nga policia në një kamion të parkuar në qytetin arab Um Al-Ganam. Zubeidi ishte lider militant gjatë kryengritjes së dytë palestineze në fillim të viteve 2000.

Ai ishte amnistuar para se të arrestohej përsëri më 2019 me dyshimin për përfshirje në sulme anti-izraelite.