Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Miliona amerikanë të bllokuar nga bora

Stuhia e fuqishme dimërore ka lënë pa energji elektrike pothuajse 2 milionë shtëpi dhe biznese nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miliona të tjerë janë të shqetësuar për mundësinë e ndërprerjes së energjisë elektrike në ditët e festave të fundvitit.

Erërat e forta, shiu i akullt dhe i ftohti i madh kanë bllokuar pothuajse gjithçka. Vlerësohet se 1.7 milionë amvisëri dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në ditët më të ftohta të dimrit, teksa operatori i energjisë ka paralajmëruar se 65 milionë njerëz në SHBA mund të përballen me reduktime të energjisë elektrike.

Më shumë se 200 milionë njerëz, ose rreth 60 për qind e popullsisë amerikane – janë përballur në ndonjë formë të motit të ligë vetëm të premten.

Shërbimi i Motit në SHBA ka deklaruar se më shumë se kurrë ka publikuar paralajmërime për mot të keq.

Më shumë se 3 mijë e 400 fluturime brenda apo jashtë Amerikës janë anuluar vetëm të premten ndërkaq 458 mijë shtëpi dhe biznese ishin pa energji elektrike të premten në mëngjes.

Edhe Anulohen mbi 2.000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës Botë 5 muaj më parë Anulohen mbi 2.000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës

Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se së paku 10 persona kanë vdekur nga i ftohti, stuhia dhe aksidentet rrugore si pasojë e akullit.

Katër vdiqën në një aksident të madh që përfshinte rreth 50 automjete në Turnpike të Ohajos. Një shofer në Kansas City, Misuri, ka vdekur të enjten pasi rrëshqiti në një përrua dhe tre të tjerë vdiqën të mërkurën në përplasje të veçanta në rrugët e akullta të Kansasit verior.

Një grua në Vermont vdiq në një spital të premten pasi një pemë u thye nga erërat e forta dhe ra mbi shtëpinë e saj. Policia në Kolorado Springs ka thënë se gjeti trupin e pajetë të një personi që dukej se ishte i pastrehë. Ai dyshohet se ka vdekur si pasojë e të ftohtit të madh, pasi temperaturat kanë arritur deri në minus 37 gradë celsius.

Vështirësive iu shtuan edhe ndërprerjet e energjisë elektrike që deri të shtunën herët po preknin më shumë se 1.7 milion shtëpi dhe biznese, sipas faqes së internetit PowerOutage, e cila gjurmon raportet e shërbimeve.

Ndërsa miliona amerikanë po udhëtonin përpara Krishtlindjes, më shumë se 5700 fluturime brenda, brenda ose jashtë SHBA-së u anuluan të premten, sipas sajtit gjurmues FlightAware.

Këtij të ftohti të madh mezi i ka rezistuar gazetari i sportit, Mark Woodley, i cili është bërë viral me raportimin e tij.

Nën kushte të rënda, ai ka raportuar nga Iowa, por është tallur me gjendjen në të cilën ishte.

Edhe SHBA-ja përfshihet nga një stuhi bore Botë 5 muaj më parë SHBA-ja përfshihet nga një stuhi bore

Për shkak se temperaturat kanë rënë në minus, janë anuluar të gjitha ndeshjet sportive. Për këtë shkak, redaksia e televizionit e ka angazhuar në terren.

“Jam me sport. Çdo gjë është anuluar për ditët e ardhshme. Pra, ku ka më mirë se sa t’i kërkosh një gazetari të sportit që të dalë këtu 5 orë më herët sesa zgjohet zakonisht, të dalë në këtë erë, borë dhe ftohtë dhe t’u thotë të tjerëve që të mos e bëjnë të njëjtën gjë”.

Teksa termometri tregonte për minus 24 gradë celsius, gazetari ka vazhduar të tallet.

“Kam një lajm të mirë dhe një të keq. Lajmi i mirë është se ende mund të ndjej fytyrën time. Lajmi i keq është se do të doja të mos e ndjeja fytyrën”.

Disa aeroporte amerikane kanë mbyllur pistat të shtunën shkaku i dendësisë së borës.

Meteorologët kanë paralajmëruar për ciklonin bombë – kur presioni atmosferik bie shumë shpejt në stuhi të fuqishme – një e tillë veçse është formuar dhe ka ashpërsuar erërat.

Edhe Stuhia që bllokoi SHBA-në Botë 5 muaj më parë Stuhia që bllokoi SHBA-në

Nëpër pjesë të tjera qendrore, autoritetet amerikane janë shqetësuar për ndërprerjen e energjisë elektrike, duke lutur qytetarët që të marrin masa dhe të kujdesen për më të moshuarit.

Nëse është e mundur, amerikanëve u është kërkuar që t’i shtyjnë udhëtimet e tyre. Furnizuesit me energji u kanë bërë thirrje konsumatorëve që t’i ndalin termostatet e tyre për të ruajtur energjinë në rast të përkeqësimit të gjendjes.