Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Miliarderi kinez Sun Dawu dënohet me 18 vjet burgim

Miliarderi i famshëm kinez Sun Dawu është dënuar me 18 vjet burgim, në serinë e radhës të ndëshkimeve ndaj shefave të korporatave që kanë folur haptazi, raporton BBC.

Dawu drejton një nga bizneset më të mëdha agrikulturore në Kinë në provincën veriore Hebei.

Sun 67-vjeçar në të kaluarën kishte folur për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe tema të ndjeshme politike.

Ai është shpallur fajtor për “provokim të trazirave” – një dënim që shpesh përdoret kundër aktivistëve.

Akuza të tjera kundër tij përfshijnë pushimin ilegal të tokave bujqësore, grumbullimin e një turme për të sulmuar agjencitë shtetërore dhe pengimin e punonjësve të qeverisë nga kryerja e detyrave. Ai gjithashtu është gjobitur me afro 480 mijë dollarë.

Kompania e Sunit është ndër më të mëdhatë në Kinë, ku bizneset e tij sillen nga përpunimi i mishit dhe ushqimi për kafshë, e deri te shkollat e spitalet.