Mijëra sirianë kanë mbetur të ngujuar gjatë ditës së sotme pasi është ndërprerë marrëveshja për evakuimin e tyre, marrëveshje kjo e cila u arrit mes qeverisë dhe rebelëve.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se kjo ndërprerje ishte për shkak të rebelëve nga Zabadani të cilët nuk kanë dhënë leje të kalimit të sigurt jashtë vendit, shkruan Reuters, përcjell Koha.net.
Këta sirianë fillimisht janë evakuuar në qytetin Madaya afër Damaskut në Aleppo, ndërsa tani do t’i dërgojnë në provincën Idlib.
Janë më shumë se 30.000 njerëz që do të zhvendoseshin nga zonat e luftërave në Siri, por që mbetën të ngecur.
Këta sirianë janë në pritje që nga e premtja, kur iu premtua se do të largoheshin nga zona e luftërave, por mbetën aty në pritje të fatit, megjithatë nuk iu lejua të kalojnë.
“Nuk kemi ujë të pijshëm e as ushqim. Garazhi për autobusë është shumë i vogël, nuk kemi as nga të lëvizim e as ku të bëjmë gjumë”, ka thënë Ahmed një 24 vjeçar.
-
Siria urdhëron qytetarët të evakuohen nga Alepo shkaku i përleshjeve të dhunshme
-
OKB-ja pret që 1 milion sirianë të kthehen në Siri në gjysmën e parë të 2025-s
-
Mijëra sirianë ikin ndërsa rebelët lëvizin drejt Homsit
-
Sirianët anti-Assad, të zhgënjyer me kthimin e Sirisë në Ligën Arabe
-
Qindra sirianë thonë se Turqia i ka dëbuar me forcë