Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mijëra ruse shtatzëna shkojnë në Argjentinë për të lindur

Më shumë se 5 mijë gra shtatzëna ruse kanë hyrë në Argjentinë në muajt e fundit, duke përfshirë 33 me një fluturim të vetëm të enjten, thonë zyrtarët, shkruan BBC.

Në fluturimin e së enjtes, gratë ishin të gjitha në javët e fundit të shtatzënisë, sipas agjencisë kombëtare të migracionit.

Besohet se gratë duan të sigurohen që foshnjat e tyre të lindin në Argjentinë për të marrë nënshtetësinë argjentinase.

Numri i të ardhurve është rritur kohët e fundit, gjë që mediat lokale raportojnë se është rezultat i luftës në Ukrainë.

Nga 33 gratë që mbërritën në kryeqytetin argjentinas me një fluturim të enjten, tre u arrestuan për shkak të “problemeve me dokumentacionin e tyre”, duke u bashkuar me tre të tjera që mbërritën një ditë më parë.

Edhe Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë Botë Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë

Gratë ruse fillimisht kishin pohuar se po vizitonin Argjentinën si turiste. Por më vonë kishin pranuar se kishin ardhur për të fituar nënshtetësinë argjentinase për foshnjat e tyre.

Pasaporta e Argjentinës është e fuqishme. Siguron hyrjen në 171 vende pa viza.