Mijëra njerëz kanë mbetur pa strehë pasi një zjarr masiv shpërtheu në një kamp refugjatësh të mbushur me njerëz në Rohingya në Bangladeshin juglindor.
Zjarri, i cili tani është vënë nën kontroll, ka përfshirë rreth 2000 strehimore në kampin Cox’s Bazar të dielën.
Vlerësohet se rreth 12 mijë njerëzve, shumica e të cilëve i shpëtuan dhunës në Birmaninë fqinje, u janë shkatërruar banesat, shkruan BBC.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe nuk raportohet për viktima.
Zjarri filloi rreth orës 14:45 me orën lokale dhe shpejt shpërtheu nëpër strehimore.
“Rreth 2,000 strehimore janë djegur, duke lënë rreth 12,000 shtetas të Birmanisë të zhvendosur me forcë pa strehë”, i tha agjencisë së lajmeve AFP Mijanur Rahman, komisioneri i refugjatëve në Bangladesh.
Edhe
Bangladeshi heton zjarrin në kampin më të madh në botë të refugjatëve
Zjarri u vu nën kontroll brenda tri orëve, por të paktën 35 xhami dhe 21 qendra mësimore për refugjatët u shkatërruan gjithashtu, shtoi ai.
Hrusikesh Harichandan, nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, i tha BBC-së se kampi kishte pasur “dëme masive”.
-
Dy varka me refugjatë dyshohet se janë fundosur pranë Birmanisë, besohet për mbi 500 të vdekur
-
16 të vdekur nga zjarri në një fabrikë tekstili në Bangladesh
-
Malajzia evakuon 123 qytetarë nga Bangladeshi, shkak dhuna
-
Bangladeshi evakuon qindra mijëra, teksa një ciklon i fortë i afrohet nga Gjiri i Bengalit