Autoritetet në Francën jugperëndimore të premten urdhëruan më shumë evakuime masive në bregdetin e Atlantikut për shkak të zjarreve të mëdha. Rreth 40,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre gjatë dy ditëve të fundit në rajon, raportoi AP.
Më shumë se 87 kilometra katrorë janë djegur nga flakët që kanë shpërthyer që nga e mërkura pranë gadishullit turistik Cap Ferret. Disa njerëz u detyruan të iknin me barka.
Franca kërkoi aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.
"Së shpejti do të jemi në gjendje të mbështetemi në përforcime, duke përfshirë dy avionë zjarrfikës kroatë Canadair, dy avionë portugezë Air Tractor dhe dy helikopterë Black Hawk me ngarkesë të rëndë nga Republika Çeke dhe Sllovakia", tha presidenti francez Emmanuel Macron.
Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Koperniku të Bashkimit Evropian, Evropa Jugore është përballur me zjarre të shumta këtë verë. Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, me temperatura që rriten dy herë më shpejt se mesatarja globale që nga vitet 1980.
-
Evakuohen mbi 10,000 njerëz në Francë si pasojë e një zjarri masiv
-
Zjarri i madh detyron evakuimin e mijëra banorëve në jugperëndim të Francës
-
Mijëra të evakuuar teksa zjarret vdekjeprurëse përfshijnë Evropën
-
Zjarr i madh pranë Parisit, dërgohen avionë për ta shuar
-
Franca përballet me zjarre si pasojë e temperaturave të larta