Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mijëra marshues në kujtim të masakrës së Srebrenicës

Mijëra marshues në kujtim të masakrës së Srebrenicës

Mijëra persona janë bashkuar në marshimin paqësor të premten përmes pyjeve në lindje të Bosnjës në përkujtim të masakrës së Srebrenicën më 1995, raportoi AP.

Marshimi 100-kilometërsh ndjek një rrugë të marrë nga burra e djem të grupit etnik boshnjak, i cili përbëhet nga myslimanë, ndërsa përpiqeshin të iknin nga Srebrenica pasi ishte pushtuar nga forcat serbe të Bosnjës në ditët e fundit të luftës ndëretnike në vitet 1990.

“Erdha këtu me dy djemtë e mi dhe 50 persona nga vendlindja për të shprehur respektin për viktimat, për të kujtuar gjendjen e tyre”, ka thënë Ademir Mesic nga qyteti Bosanska Krupa.

“Është e vështirë të mendohet se çfarë kanë kaluar viktimat e masakrës, ecja përmes kësaj rruge dhe të mos e dish çfarë të pret në qosh”, ka thënë Mirce Malic.

Në korrik 1995, të paktën 8,000 burra boshnjakë u ndanë nga bashkëshortet, nënat dhe motrat e tyre, nga trupat serbe, u ndoqën përmes pyjeve rreth Srebrenicës dhe u vranë nga këta trupa.

Edhe Mijëra njerëz marshojnë në Bosnjë në kujtim të viktimave të masakrës së Srebrenicës Botë Mijëra njerëz marshojnë në Bosnjë në kujtim të viktimave të masakrës së Srebrenicës

Ushtarët serbë të Bosnjës i braktisën trupat e viktimave në varre masive të panumërta përreth qytetit në përpjekje të fshihnin provat e krimit.

Viktimat që identifikohen rishtazi rivarrosen çdo vit më 11 korrik – përvjetori i ditës kur vrasjet filluan më 1995 – në kompleksin memorial që ende po zgjerohet jashtë Srebrenicës.

Deri tash, mbetjet e më shumë se 6600 personave janë gjetur dhe janë varrosur në atë varrezë. Mbetjet e mbi 50 viktimave, të gjetura rishtazi në varreza masive dhe të identifikuara me analiza të ADN-së, do të varrohen atje të hënën. Të enjten, njerëzit u rreshtuan në rrugën kryesore të Sarajevës ndërsa një kamion i madh që bartte arkivolet e tyre kaloi përmes rrugës për në Srebrenicë.

Në mesin e atyre që dhanë nderimet dhe vendosën lule te fotografitë e tyre pranë arkivoleve, ishte edhe Fatima Aljic, djali, bashkëshorti dhe vëllai i së cilës u vranë në masakër. Aljic ende po kërkon për mbetjet e tyre.

Edhe Ecja 100 kilometërshe në kujtim të burrave dhe djemve të vrarë në Bosnjë Botë Ecja 100 kilometërshe në kujtim të burrave dhe djemve të vrarë në Bosnjë

Vrasjet në Srebrenicë ishin kulmi i përgjakshëm i luftës në Bosnjë, e cila erdhi pasi shpërbërja e Jugosllavisë shpalosi pasionet nacionaliste dhe ambiciet territoriale që i vuri serbët e Bosnjës kundër dy fraksioneve të tjera kryesore etnike të vendit – kroatët dhe boshnjakët.

Masakra është shpallur gjenocid nga gjykatat kombëtare dhe ndërkombëtare, por liderët serbë në Bosnje dhe në Serbi vazhdojnë ta minimizojnë ose ta mohojnë pavarësisht dëshmive nga ajo se çfarë ka ndodhur.