Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Michel akuzon Minskun se po “e luan ruletin rus” me civilët

Charles Michel

Shefi i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel, ka akuzuar Bjellorusinë se po e luan “ruletin rus” me civilët e saj, teksa liderët e bllokut janë dakorduar rreth vendosjes së sanksioneve shtesë ndaj shtetit, shkaku i rrëmbimit të një aeroplani civil.

Këtë lojë të rrezikshme me jetën e civilëve të pafajshëm, Michel ka thënë se BE-ja nuk mund ta tolerojë.

Duke reaguar kundër asaj që liderët e BE-së e quajtën “rrëmbim” klasik të aeroplanit të “Ryanairit”, që fluturonte nga Greqia në Lituani të dielën, blloku ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit të arrestuar, Raman Prataseviq, një kritik ky i presidentit autoritar bjellorus, Alexander Lukashenko.

Rasti dramatik i uljes emergjente të aeroplanit, me të cilin fluturonte Prataseviq, me urdhrin e drejtpërdrejtë të Lukashenkos, është cilësuar nga Perëndimi si “pirateri shtetërore”.