Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, sot në konferencë për media ka njoftuar se një numër i ushtarëve amerikanë që gjenden në Evropë do të dërgohen në tri shtetet në Baltin, në Estoni, Letoni e Lituani.
Po ashtu Biden tha se do të dërgohen edhe pajisje ushtarake, mirëpo ai insistoi se këto janë si masë mbrojtëse, e jo për qëllim që të luftojë Rusinë.
Një zyrtar amerikan për agjencinë Reuters ka treguar se 800 ushtarë amerikanë do të dërgohen në Baltic. Po ashtu tetë aeroplanë luftarak F-35 do të dërgohen në Baltik. Gjithashtu SHBA-ja do të dërgojë 32 helikopterë luftarakë AH-64 Apache në rajonin e Baltikut dhe në Poloni nga lokacione të ndryshme brenda Evropës.