Televizioni i famshëm britanik, BBC, e ka zbuluar më në fund listën e personave më të paguar në këtë institucion, dhe publiku menjëherë ka reaguar ndaj padrejtësisë gjatë pagesës së femrave kundrejt meshkujve.
Korporata 95-vjeçare ka bërë të ditur se Chris Evans, prezantuesi i famshëm i radios dhe televizionit, i cili po ashtu e ka drejtuar emisionin “Top Gear”, për një sezon, është punëtori më i paguar në BBC, me 2.25 milionë funte brenda një viti.
Ndërkaq, femra më e paguar në këtë televizion është prezantuesja, Claudia Winkleman, e cila i ka fituar më pak se gjysmë milion funte për punën e saj si prezantuese e shout “Strictly Come Dancing” dhe disa emisioneve tjera.
BBC-ja ka qenë nën presion për vite të tëra që ta zbulojë pagën e saktë të punëtorëve të tyre, dhe obligimi i tyre për t’i treguar punëtorët më të paguar ishte pjesë e marrëveshjes 10-vjeçare me qeverinë e shtetit.
-
Kush fiton më së shumti në BBC?
-
Redaktorja e BBC-së e diskriminuar në pagë, lë punën
-
Punëtori i BBC-së rrëfen se hakerët i ofruan miliona për t’u ndihmuar në hakimin e mediumit
-
Policia gjen të dyshuarin për vrasjen e gruas dhe dy vajzave të komentatorit të BBC-së
-
Publikohet lista e artistëve më të paguar sipas “Forbes”