Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë të enjten se qëllimi i një rendi global të bazuar në rregulla nuk ka vdekur, duke bërë thirrje për një NATO më të fortë brenda Evropës, ndërkohë që kërkoi dorën e bashkëpunimit edhe nga Shtetet e Bashkuara.
Duke folur para parlamentit gjerman, Merzi ka thënë gjithashtu se Evropa nuk do të frikësohet më nga kërcënimet me tarifa.
Deklarata e tij vjen pak pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është tërhequr nga përdorimi i tarifave të tilla si armë për të pushtuar Grenlandën.
Fjalimi i Merzit nënvizon se si udhëheqësit evropianë janë inkurajuar të përpiqen të projektojnë forcën dhe vlerat evropiane, pas tendosjeve me Trumpin për Grenlandën dhe gati katër vjetëve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
"Për disa javë ne kemi parë me qartësi gjithnjë e më të madhe shfaqjen e një bote fuqish të mëdha.
Erëra të forta po fryjnë në këtë botë dhe ne do t'i ndiejmë efektet e tyre në të ardhmen e parashikueshme", u ka thënë Merz ligjvënësve.
-
Merz paralajmëron: Nuk ekziston më rendi botëror i bazuar në rregulla
-
Evropa do t’u përgjigjet me kujdes tarifave të Trumpit, thotë Merz
-
Merz bën thirrje për veprime të shpejta ndaj tarifave të Trumpit
-
Kancelari gjerman thotë se nuk do t’i këshillonte fëmijët e tij të shkojnë në SHBA
-
Merzi bën thirrje për “partneritet të besueshëm transatlantik”