Kancelarja gjermane, Angela Merkel doli kundër heqjes së sanksioneve evropiane ndaj Rusisë, për aq kohë sa nuk ka përparime në procesin e paqes në Ukrainën Lindore.
“Nuk parashikojmë heqjen e sanksioneve kundrejt Rusisë deri në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut apo arritjen e progreseve”, deklaroi kancelarja për median gjatë një vizite në Vilnius.
Marrëveshjet e paqes të Minskut, të nënshkruara në 2015 dhe të mbështetura nga Gjermania dhe Franca mundësuan frenimin e dhunës dhe kufizimin e zonës së konfliktit, ku janë regjistruar më shumë se 10 000 të vdekur në lindje të Ukrainës, transmeton kp.
”Deri më tani, nuk ka përparime thelbësore në procesin e Minskut dhe ky nuk është aspak një lajm i mirë”, theksoi Merkel.
-
Merkel: Nuk ka tërheqje të sanksioneve ndaj Rusisë, pa armëpushim në Ukrainë
-
Merkel mbron qëndrimin e saj për Putinin
-
Liderja e CDU-së kundërshton mundësinë e lehtësimit të sanksioneve ndaj Rusisë
-
BE-ja dështon të miratojë sanksionet e reja kundër Rusisë
-
Kallas thotë se do t’i propozojnë Rusisë një listë lëshimesh për paqen në Ukrainë